Besart Berisha ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit australian A-League.
Sulmuesi nga Kosova ka realizuar një tjetër gol për skuadrën e tij Western United.
Western United luajti në udhëtim te Wellington Phoenix, derisa Berisha ka shënuar golin e parë në ndeshje.
Ishte minuta e 32-të e ndeshjes, kur skuadra e yllit nga Kosova fitoi një penallti, të cilën në gol e shndërroi prishtinasi për 0-1.
Pas 90 minutave në këtë sfidë, rezultati ishte 3-2 në të mirë të skuadrë vendase.
Për Berishën ky ishte goli i shtatë këtë edicion në elitën e futbollit australian.
Vlen të theksohet se Besart Berisha është golashënuesi më i mirë në histori të kampionatit australian. /Telegrafi/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...