Sulmuesi kosovar Drilon Hazrollaj ka bërë hapin e madh në karrierë duke siguruar transferimin tek gjiganti rumun Rapid Bukuresht.
Ky transferim i Hazrollajt në elitën e futbollit rumun vjen pas formës fantastike që tregoi sezonin e kaluar me Malishevën, të cilën e ka bartur edhe në edicionin aktual.
Sipas njofitmit që ka bërë Rapidi, Hazrollaj ka nënshkruar një kontratë deri në sezonin 2027/2028 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Pasi u prezantua me fanellën e tyre, Hazrollaj u deklarua shkurtimisht për faqen zyrtare të klubit.
“Jam shumë i lumtur që i bashkohem Rapidit, një klub me histori mbresëlënëse dhe tifozë të jashtëzakonshëm”
“ Do të jap gjithçka për ekipin. Mezi pres të luaj për këta tifozë fantastikë. Shpresoj t’u dhuroj tifozëve shumë momente gëzimi”, ka thënë Hazrollaj.
21-vjeçari tani do ta luajë pjesën e mbetur të sezonit me Malishevën, para se t’i bashkohet në verë klubit të tij të ri./Telegrafi/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë