Vetëm disa ditë pas shkarkimit të Nuno Espirito Santo, Al-Ittihad është rikthyer te fitorja falë një hattrick të Karim Benzema.
Skuadra fitoi me rezultat 4-2 ndaj Abha.
Kampionët në fuqi kishin humbur pesë ndeshjet e fundit dhe po përpiqeshin të ndryshonin gjërat në Ligën Pro Saudite.
Në minutën e 38-të, Al Ittihad fitoi një penallti, ku Benzema e ktheu në gol.
Pas pushimit, Abha barazoi rezultatin në minutën e 51-të, por tre minuta më vonë, Al-Ittihad kaloi sërish në epërsi.
Më pas erdhi momenti i Benzemas. Sulmuesi francez shënoi dy gola të shpejtë në dy minuta, duke e bërë rezultatin 4-1.
Në minutat e fundit Abha shënoi sërish, por nuk mundën të bënin gjë më shumë. /Lajmi.net/
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë
“Ora e Fundit” për Trafikantët, Policia e Kosovës sekuestron...
Liderët botërorë urojnë Vitin e Ri
Oficerët doganorë në detyrë gjatë natës së ndërrimit të vite...
OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kom...