Transferimi i Kylian Mbappe tek Real Madridi këtë verë bëri shumë zhurmë në opinion sportiv.
Ky transferim u komentua edhe nga ish-bashkëlojtari i tij tek Franca, Karim Benzema, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se herët a vone e ka ditur se një ditë Mbappe do të jetë lojtar i Real Madridit.
“E dija që herët a vonë Mbappe do të bëhej lojtar i Real Madridit. Gjithmonë kam menduar kështu – dhe kështu doli. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm“, tha Benzema, i cili aktualisht luan për Saudi Al Ittihad, në një intervistë për gazetën Marca,
Benzema ishte fitues i Topit të Artë në vitin 2022 dhe gjithashtu ishte pjesë e madrilenëve që nga viti 2009 deri në vitin 2023./Arbresh.info
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...