Karim Benzema bëri një lëvizje të bujshme në merkaton dimërore duke u transferuar nga Al-Ittihad tek Al-Hilali.
Sulmuesi francez debutoi me fanellën e Al-Hilalit ku shkëlqeu në ndeshje ndaj Al Okhdood, shkruan Arbresh.info.
Ai realizoi një hattrick në fitoren 0-6 të skuadrës së tij.
Fillimisht ish-sulmuesi i Real Madridit realizoi në minutën e 31-të. Teksa goli e dytë e realizoi pas një ore lojë për 0-2.
Kurse hattrickun e kompletoi katër minuta më vonë. Më pas ai asistoi tek goli i katërt në minutën e 70-të.
Tre minuta më vonë ai u zëvendësua.
Me këto tre gola, Benzema ka shkuar në kuotën e 11 realizimeve në Superligën e Arabisë Saudite, ku ka edhe një asistim./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira