Me hat-trickun e shënuar mbrëmë, Karim Benzema është bërë vetëm lojtari i dytë i Real Madridit, pas Ferenc Puskas më 1963, që shënon hat-trick në kundër Barcelonës në Camp Nou.
Benzema u bë vetëm lojtari i 11-të në histori që regjistron një hat-trick kundër Barcelones në shtëpinë e tyre.
Fituesi i çmimit të Topit të Artë, ishte në performancën e tij të shkëlqyer kundër Barcelonës mbrëmë, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Benzema 35-vjeçar mori nën kontroll serinë e golave në pjesën e dytë, kur shënoi në minutën e 50-të, 58-të dhe 81-të.
Hat-tricku i Puskas për Realin në Camp Nou u regjistrua më 27 janar 1963.
Benzema tani ka 348 gola në total për Los Blancos.
Real Madrid dje ka “poshtëruar” Barcelonën në “Camp Nou” për të arritur finalen e Kupës së Mbretit.
Hat-tricku i Benzemas bëri që “Mbretërit” të fitonin me rezultat të thellë 4:0.
Reali do të përballet me Osasunën në finalen e Kupës së Mbretit./Arbresh.info/
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në ...
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...
Bayern Munich i bashkohet klubeve angleze në garën për trans...