Menaxheri i Napolit, Rafael Benitez është i prierë për të pritur ofertën nga Manchester City.
Menaxheri i klubit nga “Etihad Stadion”, Manuel Pellegrini, sipas të gjitha gjasave, në fund të këtij sezoni do të largohet nga klubi, pasi që skuadra e tij ka dështuar të fitojë trofe në këtë edicion te garave.
Sipas mediave britanike, City është i gatshëm t’ia ofroj Benitezit një kontratë 12 mujore, por thuhet se City është duke pritur vendimin për të ardhmen e Pep Guardiolas.
Një burim i afërt më trajnerin spanjoll tha: “Benitez gjithmonë ka kërkuar të punojë në Premier League, sepse ai mendon se është vendi më i mirë i mundshëm për të punuar”.
“Do të duhet të jetë oferta e drejtë e Manchester Cityt për të. Kjo është diçka që ai është i etur”, tha burimi i afërt me ish trajnerin e Liverpoolit.
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...
Armand Duplantis i pandalshëm! Suedezi thyen rekordin botëro...
Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur...
Kurti dhe Vitia përurojnë sot hapësirat e renovuara në Insti...
Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi I...