Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham nuk mundi të përfundonte stërvitjen këtë të premte për shkak të një goditjeje të pësuar kur seanca ishte gati të përfundonte.
Reprezentuesi anglez duhej të largohej nga fusha dhe iu nënshtrua testeve të ndryshme.
Sipas shërbimeve mjekësore të klubit, lojtari pësoi një dëmtim në muskulin e hollë shputor të këmbës së djathtë.
“Pas testeve të bëra sot te Jude Bellingham nga ekipi mjekësor i Real Madridit, lojtari është diagnostikuar me një dëmtim të muskulit të shputës në këmbën e djathtë. Progresi i tij do të monitorohet”, thuhet në faqen zyrtare të klubit.
Bellingham medical report. #RealMadrid
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) August 23, 2024
Sipas gazetës Marca, ky dëmtim do ta mbajë lojtarin jashtë fushës së lojës për një muaj, ndërsa pritet që të ribashkohet në grup pas pushimit ndërkombëtar të shtatorit.
Humbja e Bellinghamin do ta pengojë Carlo Ancelottin të përdorë ‘BMV’ në ndeshjet e ardhshme të La Ligës, duke filluar me Valladolidin këtë të diel.
Gjëja normale do të ishte që trajneri italian të përdorte Luka Modric ose Arda Güler për të zëvendësuar anglezin në pozitën e mesfushorit të avancuar. /Telegrafi/
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...