Real Madridi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve duke triumfuar në Itali 3-2 ndaj Atalanës.
Jude Bellingham ka vazhduar shkëlqimin me gola të shënuar, teksa edhe në këtë sfidë gjeti rrugën e rrjetës.
Mesfushori anglez foli për paraqitjen e tij dhe golin vendimtar pas fitores së ngushtë 3-2 të Real Madridit ndaj Atalantës në Ligën e Kampionëve.
“Kam nuhatur përsëri për golat, shpresoj se do të bëj edhe më shumë”, tha Bellingham kur u pyet për formën e tij të fundit. Goli i tij rezultoi jetik në një ndeshje të vështirë.
Bellingham gjithashtu ndau urinë e tij për sukses në Real Madrid. “Ne fituam shumë sezonin e kaluar, por jam i dëshpëruar ta bëj përsëri dhe shumë herë për këtë klub”, tha ndër të tjera Bellingham.
Jude Bellingham ka shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshjet e tij të fundit për Real Madridin .
Para se të shënonte rrjetën ndaj Atalantës, anglezi shënoi kundër pesë gola radhazi ndaj Gironas, Athletic Bilbaos, Getafes, Leganes dhe Osasuna. /Telegrafi/
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë