Real Madrid transferoi Jude Bellinghamin për më shumë se 100 milionë euro në merkaton e verës nga Borussia Dortmund.
20-vjeçari anglez deri tani në La Liga dhe Champions League ka luajtur në 19 ndeshje duke realizuar 16 gola dhe dhuruar pesë asiste, shkruan Arbresh.info.
Mesfushori është tashmë lideri i Realit të Carlo Ancelotti ndërsa fjalë të më mëdha për 20-vjeçarin vijnë edhe nga një legjendë e Los Blancos si Zinedine Zidane.
Tekniku francez theksoi se Bellingham është një lojtar i lindur për Realin e Madridit.
“Bellingham është një lojtar shumë i rëndësishëm, është lojtari i së ardhmes. Për mua është një lojtar i “brumosur” për Realin e Madridit”, theksoi Zidane.
Bellingham bart numrin pesë në fanellën e Real Madridit, numër të cilin barti edhe “Zizou” sa ishte pjesë e Real Madridit./Arbresh.info.
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë