Real Madridi ka arritur të shënoj fitore me rezultat 2-0 ndaj Getafes në kuadër të xhiros së 15-të në La Liga.
Dy golat e fitores u realizuan në pjesën e parë. Bellingham ishte ai që hapi serinë me realizimin e tij nga penalltia në minutën e 30-të në ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë tetë minuta më vonë pas një super pasimi që mori nga Jude, Mbappe me një goditje të shkëlqyer e dyfishoi epërinë e madrilenëve.
Edhe në pjesën e dytë Reali pati disa raste me Mbappen mirëpo finalizimi i tij la shumë për të dëshiruar.
Pavarësisht kësaj, Reali arkëtoi tre pikët e radhës dhe tani është në kuotën e 34 sosh një më pak se Barcelona që është liderë mirëpo ka një ndeshje më shumë të luajtur.
Kurse, Getafe është e 17-ta në tabelë me 13 pikë të grumbulluara.
Ndeshjen e radhës, Reali e luan në mesjavë ndaj Bilbaos, teksa Getafe sfidën tjetër përballet me Espanyolin./Arbresh.info

Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...