Arsene Wenger insiston se nuk ekziston asnjë shans që Hector Bellerin t’i bashkohet Barcelonës.
21-vjeçari ka qenë duke u kërkuar për rikthim në ‘Nou Camp’, transmeton portali arbresh.info. Raportet në Spanjë sugjerojnë që drejtori sportiv i Barcelonës, Roberto Fernandez, është takuar me reprezentuesit e Bellerinit dhe se bisedimet janë planifikuar edhe me drejtorët e “Topçinjve”.
Bellerin ka nënshkruar një kontratë afatgjate me Arsenalin në nëntorin e vitit të kaluar dhe Wenger beson se ai është i përkushtuar në klub.
I pyetur nëse është i vetëdijshëm për interesimin nga Barcelona, trajneri i Arsenalit u përgjigj thjeshtë: “Jo”.
“Ne thjeshtë kemi vazhduar kontratën me të dhe ai ka shumë vite përpara”, shtoi francezi.
Bellerin iu bashkua Arsenalit nga akademia e Barcelonës në vitin 2011 në moshën 16-vjeçare./arbresh.info
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot