Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin iu është përgjigjur më në fund kritikëve të “Topçinjve”.
Gjiganti anglez do të takohet të martën me Norwichin në kuadër të xhiros së katërt për ‘Carabao Cup’ pasi u ngjitën në pozitën e pestë në tabelën e Premierë Ligës pas tronditjes 5 me 2 që i shkaktuar Evertonit të dielën në Goodinson Park, transmeton portali arbresh.info.
Bellerin thotë se kritikat nga mediat kanë qenë gjithmonë të tepërta.
“Mendoj se është gjithmonë për Arsenalin. Nuk është me rëndësi se çfarë bëjmë ne. Nëse ne fitojmë është gjithmonë faji i skuadrës tjetër, nëse ne humbim është gjithmonë faji i skuadrës sonë”, tha ai.
“Ne duhet thjeshtë të përballemi me këtë ashtu siç kemi bërë, të luajmë ndeshjen tonë dhe të shfaqim se kemi potencial dhe se mund të fitojmë ndeshjet si kjo [ndaj Evertonit]. Mendoj se të gjithë e kanë parë atë”, përfundoi ai.
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C