Bekim Balaj ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare.
Sulmuesi kuqezi këtë vendim e ka marrë gjatë ditës së sotme, teksa ia ka konfirmuar edhe trajnerit Sylvinho, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë departamenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë.
Gjatë karrierës së tij me Kombëtaren kuqezi, Bekim Balaj, u aktivizua në 48 ndeshje, duke shënuar 9 gola.
I pari është edhe më i veçanti, pasi realizimi ndaj Porugalisë dhe fitorja historike e Shqipërisë me golin e Bekim Balajt në “Estádio Municipal de Aveiro” bëri krenar të gjithë shqiptarët kudo në botë, duke i hapur rrugën kualifikimit të parë historik të Kombëtares në Europianin “Francë 2016”.
Gjithashtu, Balaj ishte pjesë e Kombëtares në atë Evropian ku u aktivizua në fitoren ndaj Rumanisë me rezultatin 1-0.
Federata e Futbollit ka falënderuar sulmuesin Bekim Balaj, për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në fushën e lojës me fanellën kuqezi, i cili ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit shqiptar dhe i uron sa më shumë suksese në të ardhmen./Arbresh.info
Arrestohen dy persona në Pejë për ndërhyrje në proces zgjedh...
Rrezikoi pushuesit në Borsh, policia bllokon mjetin lundrues...
Problemi me fshirjen e ngjyrës në gisht, kryetari i KQZ-së: ...
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me...
Aksident i rëndë në Kroaci: 4 të vdekur, 1 i lënduar
FFK ngushëllon familjen e Fatjon Bunjakut: Humbje e madhe pë...