Mesfushori kosovar Valon Behrami pritet të kthehet në fushë te Watfordi që në fundjavë luan kundër Aston Villas. Behrami nuk u paraqit në ndeshjen që Watford e luajti kundër Manchester United për shkak të një lëndimi në gju, ka njoftuar “rotowire.com”.
Trajneri i Watfordit Quique Sanchez Flores ka treguar arsyet pse Behrami nuk ishte i pranishëm në ndeshjen kundër Manchester United, fundjavën e kaluar, përcjell sot Koha Ditore.
“Kthimi i Behramit ishte i pamundur në fundjavën e shkuar, pasi ai kishte nevojë të pushonte edhe katër deri në gjashtë ditë për t’u rikuperuar plotësisht. Nëse ai do të jetë në gjendje të stërvitet normalisht edhe të premten, ai do të jetë në dispozicionin tim”, ka thënë Flores.
Behrami 30-vjeçar këtë edicion me fanellën e Watfordit ka luajtur shtatë ndeshje. Ai vazhdimisht është përballur me lëndime si këtë edicion ashtu edhe në të kaluarit. Te skuadra angleze u transferua në verën e këtij viti nga skuadra gjermane, Hamburg. Me Watfordin ka kontratë deri në qershor të vitit 2018.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...