Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kujtuar legjendën Fadil Vokrri, i cili u ndau nga jeta para dy vite.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se emri i Fadil Vokrrit vazhdon të shkëlqejë në stadiumin e Prishtinës, shkruan portali arbresh.info.
Ai ka thënë se Vokrri mund të mos jetë fizikisht, por vazhdon të jetë sinonim i gjithë sukseseve të Kombëtares së Kosovës.
“Sot kujtojmë një lojtar futbolli, një mik dhe një legjendë. Fadil Vokrri ishte gjithçka dhe më shumë. Ai mund të mos jetë me ne fizikisht, por emri i tij shkëlqen çdo ditë në stadiumin e Prishtinës. Djemtë tonë po bëjnë sukses në Evropë. Dhe Kombëtarja e Kosovës po i afrohet Kampionatit Evropian. Fadil Vokrri është sinonim i gjithë kësaj!”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info.
https://www.facebook.com/behgjeti/photos/a.10152919767545153/10163541761065153/?type=3&theater
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...