Carlo Ancelotti e përqafoi ngrohtësisht sulmuesin Karim Benzeman pas fitores 3-1 të Real Madrid ndaj Paris Saint-Germain mbrëmë (e mërkurë) dhe imazhi i tyre është bërë viral në rrjetet sociale.
Real Madridi bëri njërin nga rikthimet më sensacionale në Ligën e Kampionëve, duke fituar 3-1 në shtëpi, pasi ishte duke humbur 0-1 nga pjesa e parë dhe 1-0 nga ndeshje e parë në Paris.
Ylli francez, Benzema ishte lider i rikthimin sensacionale pasi shënoi një het-trik kundër gjigantëve të Ligue 1 mbrëmë, duke ndihmuar ekipin e tij të kualifikohej në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
PSG dominoi ndeshjen për një orë, por një gabim i Gianluigi Donnarummas në pjesën e dytë shkaktoi rikthimin e Los Merengues.
Ky rikthim bëri që klubi spanjoll të ndihet i lumtur dhe me fytyra të qeshura, ndërsa te francezët nervozizmi ishte në klum.
Në fund të lojës, trajneri Ancelotti tha se Benzema është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë.
Trajneri italian përqafoi ngrohtësisht sulmuesin e tij pas fishkëllimës së fundit dhe fotografia është bërë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari