Federico Valverde i Real Madridit prodhoi një driblim fantastik gjatë mbrëmjes së martë në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt.
Real Madridi shënoi tre gola në Etihad Stadium, por kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të javës së ardhshme në Santiago Bernabeu.
Golat e Kevin De Bruyne, Gabriel Jesus, Phil Foden dhe Bernardo Silva panë që skuadra e Pep Guardiolas të siguronte një fitore 4-3 në Mançester, pasi Reali shënoi dy herë me Karim Benzema dhe një herë më Vinicius Junior.
Në të vërtetë, City mundi dhe ndoshta duhej të kishte fituar me një diferencë më të madhe, pasi dominoi gjithë ndeshjen dhe prodhoi shumë raste.
Megjithatë, edhe Real Madridi pati rastet e veta dhe jo rrallëherë disa nga lojtarët e Los Blancos u përkujdesën të dhurojnë spektakël.
Përveç Vinicius Jr te goli i dytë, ‘magji’ dhuroi edhe mesfushori uruguaian, Valverde, gjatë një aksioni.
Valverde tregoi aftësitë e tij me top duke turpëruar mesfushorin ukrainas të Cityt, Oleksandr Zinchenko.
Stop that Valverde ?? pic.twitter.com/dTxryRd3As
— The Irish Mags (@IrishMagsNUFC) April 26, 2022
Uruguaiani ishte në vijën anësore dhe posa Zinchenko tentoi ta markonte, Valverde u përkujdes t’i fusë topin me thembër me një lëvizje fantastike.
Kjo lëvizje shërbeu edhe si pasim për Dani Carvajal dhe tashmë ky moment është bërë viral në rrjetet sociale.
Madre mía! Si es que lo digo @fedeevalverde eres ETERNO HALCÓN!!!! pic.twitter.com/QdbvLM36Q5
— suhel che!!! (@suhelalibhai31) April 27, 2022
Finalja po afron, vjen mbështetja nga Turqia, Demet Ozdemir ...
Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasa...
Hamza pret Spiropalin: PDK vlerëson mbështetjen e Shqipërisë...
Dy klinika në QKUK lirojnë nga tarifa tre euro pacientët
Donjeta Sadiku triumfon bindshëm ndaj çekes
Kërkohej me urdhëresë gjykate, arrestohet 37-vjeçari në Feri...