Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen ka befasuar të gjithë duke thënë se nuk është fans i madh i futbollit.
Pavarësisht që është një ndër më të mirët në botë për pozitën që luan, gjermani nuk i njeh shumicën e lojtarëve të mëdhenjë që i ka kundërshtarë.
Këtë e konfirmoi Ter Stegen në një intervistë për El Pais duke thënë se i sheh vetëm miqtë duke luajtur ose ndeshjet e mëdha.

“Në Spanjë kam problem me emrat e kundërshtarëve, nuk e di si quhen”.
“Nuk kam ide, nuk shikoj shumë futboll, vetëm ndeshjet e mira ose kur luan ndonjë mik i imi”.
“Ndonjëherë me pyesin për emrin e ndonjë lojtari dhe nuk kam ide se kush është”, deklaroi ai.
Ter Stegen-it i skadon kontrata në fund të sezonit të ardhshëm dhe thuhet se është afër rinovimit./arbresh.info.
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve