Ciro Immobile ka krahasuar trajnerin Simone Inzaghi, me trajnerin Jurgen Klopp.
Inzaghi, njeriu që po udhëheq Lazion drejt një sezoni historik, ka aplikuar një futboll tejet atraktiv, me rezultate pozitive, duke konkurruar Juven për vendin e parë në Serie A.
Jurgen Klopp në anën tjetër ka shkelur Premierligën, duke qenë lider i pakontestueshëm gjatë këtij edicioni.
Ylli i Lazio, Immobile, sheh ngjashmëri mes Inzaghi dhe Jurgen Klopp, përkundër se në syrin e audiencës sportive mund të ketë dallime të mëdha.
“Inzaghi sigurisht është një nga trajnerët më të mirë. Ne kemi pasur diskutime, por kemi përballuar mirë këto situata. E njoh dhe më njeh”, ka thënë Immobile, transmeton lajmi.net.
“Klopp është një ekspert i madh në futboll dhe unë gjithmonë kam thënë se do të doja të kisha punuar me të, kur isha në formën më të mirë. Ai është trajner komplet, ka gjithçka”, ka shtuar italiani.
“Duke thënë këtë, sigurisht më kujton Simone Inzaghin, pasi ata janë shumë të ngjashëm në motivimin e lojtarëve, por kanë edhe dallimet”, ka thënë ndër të tjerash Immobile.
Immobile është lojtari që ka shënuar më së shumti gola në Serie A këtë edicion. Padyshim, më i miri në Serie A.
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...