FCSB ka arritur ta mposht Dritën me rezultat 3-2 pas një rikthim senzacional në “Arena Nationala” të Rumanisë, ku gjilanasit ishin duke fituar 0-2.
Pas ndeshjes i pari i klubit rumun, Gigi Becali foli për media, ku njihet për deklarata e tij të “forta”, shkruan Arbresh.info.
Por këtë herë Becali, ishte më i rezervuar. Ai ishte i kënaqur me fitoren.
“Më pëlqeu karakteri i ekipit, pasi është skuadër me të cilën po filloj të kem sukses. Thashë se edhe 2:2 ishte rezultat i mirë për ne, por nuk u dorëzuam dhe fituam në fund”, është shprehur Becali.
Tutje ai është i bindur që do kalojnë tutje si dhe bëri krahasimin e Shkëndijes me Dritën.
“Normalisht që do të kalojmë tutje, duke marrë parasysh ekipin dhe rezultatin, njëqind për qind. E shihni? Thashë ‘normalisht’. Më parë mburresha, por tani, pas asaj që ndodhi me Shkendijën, nuk do ta them më kurrë. Shkendija ishte vërtet e dobët. Drita nuk është aq e dobët”, shtoi Becali.
Drita dhe FCSB ndeshjen e ardhshme e luajnë të enjten në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00./Arbresh.info
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...