Bayern Munichu e ka nisur me fitore vitin 2019.
Në ndeshjen e tyre të parë pas pushimit dimër, “Bavarezët” kanë siguruar tri pikë të plota duke mposhtur me rezultat 3 me 1 skuadrën e Hoffenheimit në ndeshjen e zhvilluar si mysafirë kundër tyre mbrëmjen e sotme (e premte), shkruan portali arbresh.info.
Kampioni në fuqi i Bundesligas kaloi në avantazh me anë të një goli nga Leon Goretzka derisa po zhvillohej minuta e 34′ e ndeshjes ndërkohë që dyfishoi shifrat sërish përmes Gortzkas në minutat shtesë të pjesës së parë.
Nikoqirët në stadiumin Prezero Arena ngushtuan avantazhin duke shënuar përmes Nico Schulz për 1 me 2 në minutën e 59′, por skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Nico Kovac qetësoi gjërat në minutat e fundit të kohës së rregullt.
Superylli Robert Lewandowski gjeti portën me lehtësi pas një asistimi nga Thomas Muller duke shënuar për 3 me 1.
Me këtë fitore, Bayern Munichu vazhdon qëndrimin në pozitën e dytë duke rritur presion ndaj Borussia Dortmundit si lider i tabelës me 42 pikë – tri më shumë se “Bavarezët”, ndërsa Hoffenheimi qëndron në pozitën e shtatë me vetëm 24 pikë./arbresh.info/
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...
Përfundon edicioni i Superligës, hiqen të gjitha dilemat – M...
Hamza para qindra mësimdhënësve: Mësuesit meritojnë paga më ...
Kosova mposhtet në miqësoren ndaj Çekisë