Bayern Munichu tashmë është i gatshëm për të bërë një ofertë të re për talentin Leroy Sane në merkaton e transferimeve në janar pavarësisht lëndimit serioz të pësuar në gju.
Por, Manchester City është ende i vendosur për të bindur anësorin gjerman për të nënshkruar një kontratë të re në stadiumin Etihad, transmeton portali arbresh.info.
Sane është përfolur për transferim prej 135 milionë funta te kampioni në Bundesliga para se të pësonte një lëndim në një ndeshje në Community Shield muajin e kaluar.
23-vjeçari mund të luaj sërish këtë sezon pas një operacioni të suksesshëm në këmbë.
Ai ka udhëtuar në Austri për të kryer operimin te profesori Christian Fink pas rekomandimit nga bashkëlojtarët nga skuadra kombëtare e Gjermanisë.
Sane pësoi lëndim gjatë minutave të parë në Community Shield kundër Liverpoolit në Wembley më 4 gusht./arbresh.info/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...