Bayerni shkatërron Chelsean, arrin çerekfinalen falë super Lewandowskit

LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 25: Robert Lewandowski of Bayern Munich celebrates with David Alaba and Alphonso Davies after he scores his team's third goal during the UEFA Champions League round of 16 first leg match between Chelsea FC and FC Bayern Muenchen at Stamford Bridge on February 25, 2020 in London, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

22:55 | 8 Gusht 2020
A. B.

Bayern Munichu ka shkuar një hap më afër arritjes së tripletës këtë sezon, pasi e siguruan një vend në çerekfinale pas fitores 4:1 (7:1 në rezultat të përgjithshëm) kundër Chelseat në 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, falë dy golave dhe dy asistove të Robert Lewandowskit.

Pas triumfit në Bundesligë dhe Kupë të Gjermanisë, skuadra e Hansi Flick tani ka shkuar një hap më afër tripletës, pasi e ka siguruar një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Chelsea duhet të shpresonte për një mrekulli në stadiumin Allianz Arena të shtunën, pas disfatës me rezultat 3:0 në Stamford Bridge para rreth pesë muajve në ndeshjen e parë të këtij rundi, para se të ndërpritej sezoni shkaku i koronavirusit.

E megjithatë, shpresat për skuadrën e Frank Lampard nuk zgjatën shumë, pasi që Robert Lewandowski e vazhdoi formën e tij mbresëlënëse duke shënuar qysh në minutën e dhjetë të ndeshjes, nga pika e penalltisë, të cilën e fitoi Thomas Muller.

Lewandowski, i cili pritej të ishte ndër favoritët për Topin e Artë para se të anulohej ky çmim, e dëshmoi vlerën e tij duke i asistuar edhe dy golat e tjerë të Bayernit sonte – të shënuara nga Ivan Perisic dhe Corentin Tolisso – dhe duke shënuar sërish në minutën e 84-të.

Golin e vetëm të ngushëllimit për Chelsean e shënoi Tammy Abraham në minutën e 44-të të ndeshjes, 15 minuta pasi Callum Hudson-Odoit iu anulua një gol nga VAR.

Tani Bayerni do ta presë fituesin e përballjes me Barcelonës dhe Napolit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale