Jamal Musiala u detyrua të largohej nga fusha me barelë në fundin e pjesës së parë të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës për Klube mes FC Bayern dhe Paris Saint-Germain, e zhvilluar në SHBA.
Ai pësoi një lëndim të rëndë në një duel të fort që pati me gardianin e PSG, Gianluigi Donnarumma, shkruan Arbresh.info.
Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera nga stafi i kampionëve të Gjermanisë, është konfirmuar se mesfushori ofensivë ka pësuar thyerje të fibulës, e shoqëruar me dëmtim dhe zhvendosje të kyçit të këmbës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bavarez përmes një njoftimi në sajtin e tyre zyrtar.
22-vjeçari ka udhëtuar të dielën në mëngjes nga Orlando drejt Mynihut dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ditët në vijim.
Max Eberl ka folur pas dëmtimit të Musialas ku i ka dhënë mbështetje të madhe futbollistit.
“Ky është një dëmtim shumë i rëndë dhe mungesa e gjatë është një tronditje e madhe për Jamalin dhe për të gjithë ne. Kjo godet FC Bayern. Të gjithë e dimë sa i rëndësishëm është Jamal për mënyrën si luajmë dhe çfarë roli qendror ka ai në skuadër. Përveç kësaj, ndikimi emocional është i madh, ai sapo ishte kthyer nga një tjetër dëmtim dhe tani përballet me një tjetër periudhë të gjatë jashtë fushave. Do të marrë gjithçka që i nevojitet nga ne. Do ta mbështesim maksimalisht dhe mezi presim ta shohim sërish në fushë”, u shpreh ai.
Musiala pati një lëndim që e mbajti larg fushave për disa muaj dhe në Kupën e Botës për Klube pësoi një tjetër dëmtim i cili pritet ta mbaj akoma më gjatë jashtë fushave të blerta.
Kjo do të jetë një mungesë e madhe për Bayernin në fillimin e edicionit 2025/26./Arbresh.info
Jamal Musiala suffered a fibula fracture and an ankle dislocation and will be sidelined for a long period of time. 💔
We are with you every step of the way, Jamal! 🙏 pic.twitter.com/851vHUBeqv
— FC Bayern (@FCBayernEN) July 6, 2025
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit