Blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e Bayernit, mund të largohet në fund të sezonit nga bavarezët. Korentin Toliso nuk po jep atë që pritej te gjermanët, pasi dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë.
Drejtuesit dhe stafi teknik ka humbur durimin dhe në verë mesfushori francez pritet të dalë në shitje. Siç raporton “Bild”, Juventusi do të futet në garë për të blerë shërbimet e Tolisos.
Dëmtimi i tij në shtator të 2018-ës nuk e la atë të rritjej, por Juventusi beson te lojtari dhe do ta kërkojë në fund të sezoznit.
Toliso ka një rrogë prej afro 7 milionë eurosh dhe Bajerni kërkon të largojë një lojtar jo thelbësor për projektin. Mbetet të shihet tashmë e ardhmja e ish-lojtarit të Lyonit.
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...
Falsifikim parash dhe narkotikë, disa të ndaluar në Ferizaj ...
Arrestohen dy të mitur për kanosje, iu gjetën katër thika dh...