Bayern Munich ka arritur fitore të thellë me rezultat 1-4 në udhëtim tek Kolni, në kuadër të 1/16 së finales në Kupën e Gjermanisë.
Edhe pse vendasit shënuan të parët me Ache në minutën e 31-të, Bayerni u rikthye shumë shpejtë, shkruan Arbresh.info.
Pesë minuta pas këtij goli, Luis Diaz barazoi rezultatin. Ndërsa dy minuta më vonë Kane e çoi për herë të parë në epërsi Bayernin.
Sulmuesi anglez nuk u ndal dhe shënoi sërish në minutën e 64-të për 1-3.
Vulën e fitores e dha Olise tetë minuta më vonë i cili realizoi për 1-4. Kjo ishte fitorja e 14 radhazi në të gjitha garat për Bayernin.
Ata kanë serinë më pozitive në Evropë deri më tani./Arbresh.info
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...