Fisnik Asllani është bërë objektiv i gjigantit bavarez, por 17 vjeçarin e Union Berlinit e duan edhe klubet tjera gjermane, Schalke, Hertha Berlin e Hoffenheim
Bayern Munichu ia ka vënë syrin një talentit kosovar. Bëhet fjalë për Fisnik Asllanin, i cili po shkëlqen me ekipin U-19 të Union Berlinit.
Sulmuesi kosovar është vetëm 17 vjeç dhe tashmë u ka rënë në sy klubeve të njohura gjermane.
Mediumi gjerman “BZ” shkruan se interesim për Asllanin kanë shfaqur klubet gjermane Schalke, Hertha Berlin e Hoffenheim, krahas gjigantit bavarez.

Madje, njëri prej këtyre klubeve thuhet se i ka bërë ofertë specifike futbollistit të ri.
Hoffenhemi duket të jetë klubi më i interesuar për futbollistin me pasaportë kosovare dhe gjermane.
Lojtarit i është ofruar një kontratë katërvjeçare.
Hoffenheimi njihet për punën e shkëlqyeshme me të rinj dhe futbollisti kosovar mund të zhvillohej në mënyrë të sigurt tek ky klub.
Asllani i ka realizuar 15 gola në 16 ndeshje në sezonin tashmë të anuluar për U-19.
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...