Bayern Munich janë fitues të Superkupës së Gjemanisë.
5:3 përfundoi finalja për Superkupën e Gjermanisë në mes Bayern Munich dhe Leipzg.
Ekipi bavarez gjatë pjesë së parë zhvilloi paraqitje më të mirë.
Ishte Musiala që shënoi golin e parë në minutën e 14` të ndeshjes.
Në të 31` shënoi Mane, për rezultatin 2:0.
Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë rrjetën tundi edhe Pavard.
Pjesa e dytë ishte më e balancuar, me Leipzig që duket se u këndell paksa.
Në minutën e 59` shënoi Halstenberg për të ngushtur epërsinë në 3:1.
Por, vetëm pas pesë minutash Gnabry u përkujdes për të shënuar golin e katërt për bavarezët.
Ndërsa golin e dytë për Leipzig e shënoi Nkunku nga pika e bardhë.
Për 3:4 shënoi Dani Olmo në minutën e 89`.
Kjo ishte e tëra që Leipzig mundi të bëjë ndaj gjigantit gjerman.
Për rezultatin final 5:3 u përkujdes Leroy Sane që shënoi pak minuta pa përfunduar ndeshja.
Me këtë fitore, Bayerni e çon në 10 numrin e trofeve të Superkupës së Gjermanisë.
45 minuta të zjarrtë në “Etihad”, Donnarumma “fytyrë tragjik...
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Rexhepi: Është e domosdoshme të kemi konsullatë të Shqipëris...
Kristjan Asllani realizon golin e parë me Besiktasin, por sk...
Dinamo merr kryesimin, ngec Vushtrria, afrohet Liria – ashpë...
Kosova kryeson Ballkanin për rritjen e investimeve të huaja ...