Bayern Munchen ka fituar me rezultat të ngushtë kundër Augsburgut 0-1. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Robert Lewandowski nga penalltia.
Bayern Munchen ka fituar sonte në Augsburg me rezultat minimal 0-1.
Bayerni e dominoi këtë ndeshje nga fillimi dhe pati shumë raste për shënim por që nuk i konkretizoi.
Goli erdhi në minutën e 13-të dhe atë nga penalltia ku ka shënuar Robert Lewandowski.
Me këtë gol përfundoi edhe pjesa e parë e kësaj ndeshje.
Në pjesën e dytë Bayerni dominoi dhe pati më shumë se 10 aksione në drejtim të Augsburgut.
Megjithatë, ata ishin të pafat dhe nuk arritën që të shënojnë edhe një gol në këtë ndeshje.
Augsburg kishte mundësi për ta barazuar rezultatin në minutën e 76-të por Finnbogason dështoi për të shënuar.
Në përgjithësi gjatë tërë ndeshjes Bayern pati 17 aksione kundrejt Augsburg që pati 7.
Edhe përqindja e topit ishte në të mirë të Bayernit të cilët edhe e dominuan ndeshjen.
Kjo fitore e lënë në vendin e parë Bayernin edhe për këtë javë pasi që ngritët në kuadër të 39 pikëve, katër më shumë se RB Leipzig që është në vendin e dytë. /GazetaExpress/
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave