Bayern Munich ka fituar me rezultat bindës 6-0 ndaj Hoffenihemit në kuadër të javës së 24-të në Bundesligë.
Pas vetëm dy minutash lojë, Bavarezët kaluan në epërsi me anë të Serge Gnabryt që u asistua nga Thomas Muller.
Pesë minuta më vonë, Joshua Kimmich e dyfishoi epërsinë, derisa golin e tretë për Bayernit e realizoi Joshua Zirkzee (15’).
Në minutën e 33-të, Philippe Cootinho u fut në listën e realizatorëve, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me katër gola epërsi.
Në 45 minutëshin e dytë. Sulmuesi brazilian (47’), e shënoi golin e pestë për Bayernin dhe të dytin personal në ndeshje, e që u shërbye mjaftë mirë nga Muller.
Edhe Leon Goretzka arriti të futej në listën e realizatorëve me golin e shënuar në minutën e 62-të me një asistim të Corentin Tolissos.
Pas javës së 24-të, Bayerni vazhdon të jetë lider me 49 pikë, ndërsa në xhiron e 25-të do të kenë punë me Augsburgun.
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...