Eduardo Camavinga do të largohet nga skuadra e tij aktuale Stade Rennes gjatë verës.
Mesfushori i talentuar francez është në listën e dëshirave të shumë skuadrave të mëdha evropiane.
Real Madrid, Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Bayern Munich janë ekipet që duan shërbimet e tij.
Por duket se një hap para për transferimin e lojtarit e ka bërë gjiganti gjerman, Bayern Munich.
Mediat në Gjermani kanë raportuar se bavarezët tanimë kanë nisur kontaktet me agjentët e mesfushorit të talentuar.
18-vjeçari ka kontratë vetëm edhe një vit me Rennes, derisa klubi francez është gati ta lejoj largimin e tij për 25 milionë euro.
Camavinga edicionin e fundit ka zhvilluar 39 ndeshje zyrtare, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në tre të tjerë.
Bavarezët po e shohin lojtarin e talentuar si zëvendësues të Corentin Tolissos i cili pritet të largohet gjatë verës. /Telegrafi/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...