
MUNICH, GERMANY - DECEMBER 14: Thiago Alcantara of FC Bayern Muenchen runs with the ball during the Bundesliga match between FC Bayern Muenchen and SV Werder Bremen at Allianz Arena on December 14, 2019 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Bongarts/Getty Images)
Drejtori i Përgjithshëm i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka konfirmuar se mesfushori Thiago Alcantara ka shprehur dëshirën që të largohet nga klubi këtë verë.
29-vjeçari, të cilit i ka mbetur vetëm një vit për të mbyllur kontratën, është lidhur shumë me Liverpool-in. Madje burime thonë se mund të bëhet shumë shpejt një marrëveshje mes tyre.
Duke folur për “Bild”, Rummenigge konfirmoi se Thiago ka kërkuar që të largohet dhe shtoi se ata do të sigurohen që të gjejnë një blerës këtë verë.
“Ne nuk duam që ta humbim atë falas. Ne kemi negociuar seriozisht me të, por duket se ai dëshiron që të provojë diçka të re para fundit të karrierës së tij. Nuk kemi patur asnjëherë kontakt me Liverpool. Nëse ai dëshiron që të shkojë atje, ne duhet që të biem dakord”, tha Karl-Heinz.
Sidoqoftë, përkundër largimit të menjëhershëm të Thiago-s, Rummenigge konfirmoi se Bayern nuk ka ndërmend të bëjë ofertë për Kai Havertz të Bayer Leverkusen, i cili kërkohet nga Chelsea dhe Real Madrid.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...