Bayern Munich e ka vendosur Nico Williams si objektivin e tyre kryesor për sulmues anësor këtë merkato vere.
Ylli i Spanjës dhe Athletic Bilbao ka tërhequr interes edhe nga Arsenali, i cili e ka në listën e tij të ngushtë të përforcimeve, por ende nuk ka zhvillime konkrete për shkak të kërkesave të larta financiare të lojtarit, shkruan Arbresh.info.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, bavarezët kanë zhvilluar dy takime me përfaqësuesit e Nico Williams gjatë këtij muaji dhe pritet të ketë takime të tjera në ditët në vijim për të diskutuar më konkretisht një kalim të mundshëm në Allianz Arena.
Williams ka një klauzolë lirimi prej 58 milionë eurosh në kontratën e tij me Athletic Bilbaon, por kërkesat e larta për pagën mund të paraqesin një pengesë kyçe në negociatat mes palëve.
Ndërkohë, Athletic Club nuk dorëzohet: klubi bask është duke përgatitur një ofertë të re rinovimi për të bindur lojtarin të qëndrojë, në rast se ai vendos të refuzojë transferimin jashtë Spanjës.
Willimas është pjesë aktive e baskëve nga sezoni 2020/21./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...