Bayern Munchen ka shënuar tjetër fitore në Bundesligë, ku ka mposhtur skuadrën e Freiburgun me rezultat 2-0, në xhiron e dytë.
Goli i parë u realizua nga Harry Kane, në minutën e 38-të nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa, fitoren Bayernit ia siguroi Thomas Muller me një gol në minutën e 78-të.
Freiburgu pati mundësi të shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e gjashtë shtesë.
Mirëpo, Lucas Holer goditi mbi portë dhe ndeshje përfundoi 2-0.
Me këtë fitore Bayerni kalon në kuotën e gjashtë pikëve, aq sa ka edhe Heidenheimi dhe Leipzigu.
Kurse, Freiburgu mbetet në kuotën e tri pikëve pas dy ndeshjeve./Arbresh.info
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë