Pas dështimit për të transferuar yllin e Spanjës, Nico Williams, Bayern Munich ka kthyer vëmendjen drejt dy alternativave të tjera për repartin ofensivë.
Nico Williams si duket ka zgjedhur të transferohet te Barcelona këtë verë, duke lënë Bavarezët në kërkim të objektivave tjera.
Sipas asaj që raporton eksperti i transferimeve, Florian Plettenberg, klubi bavarez është i interesuar për sulmuesin e Liverpoolit, Cody Gakpo, si dhe për anësorin japonez të Brightonit, Kaoru Mitoma.
Të dy lojtarët janë në radarët e Bayernit për të përforcuar krahët e sulmit në prag të sezonit të ri, ndërsa klubi po punon për të rikthyer dominimin në Gjermani dhe për të qenë konkurrues në Evropë.
Gjigantët e Bundesligës gjithashtu vazhdojnë të monitorojnë zhvillimet rreth sulmuesit të krahut të PSG-së, Bradley Barcola dhe yllit portugez të Milanit, Rafael Leao, duke i mbajtur opsionet e tyre të hapura në afat kalimtar veror të ngjeshur.
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...
Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje p...
Tragjedi në brigjet Senegalit, përmbyset varka me emigrantë
106 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve