Bayern Munichu është i përgatitur për të shtruar një ofertë 90 milionëshe për finalistin e Kampionatit Botëror, Luka Modricin.
Kroati ka qenë një super formë për vendin e tij në Kampionatin Botëror dhe për këtë është shpërblyer pasi ka fituar Topin e Artë, transmeton portali arbresh.info.
Por, tani duket që Bayern Munichu është i gatshëm për të paguar 90 milionë euro për të sjellë lojtarin në Allianz Arena këtë verë, të paktën kështu raporton ‘Don Balon’, që thekson gjithashtu që ‘Los Blancos’ dëshirojnë të mbajnë në skuadër superyllin.
Modric ka qenë pjesë kryesore e suksesit të skuadrës së Real Madridit gjatë sezoneve të fundit dhe së bashku me Toni Kroosin i kanë ndihmuar klubit të fitojnë tri Liga të Kampionëve radhazi.
Edhe pse në moshën 32-vjeçare, ish ylli i “Spursëve” u ka treguar të gjithëve se ende është në gjendje të jap më të mirën.
Në rast se Bayerni shtron ofertën 90 milionëshe për lojtarin, do të ishte tronditëse nëse Real Madridi e refuzon atë duke marrë parasysh se lojtari është në fund të karrierës së tij./arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër