Bayern Munich duket se është bindur për të ardhmen e Ivan Perisicit.
Drejtuesi i lartë i gjermanëve ka treguar se trajneri Hansi Flick e pëlqen lojtarin, pasi është shumë konstant.
Numri një i stolit u ka kërkuar drejtuesve që ta mbajnë në skuadër dhe diçka të tillë e ka konfirmuar dhe Karl-Heinz Rummenigge.
“Më pëlqen Perisic. Ai është shumë efikas dhe statistikat e tij janë shumë të mira. Sa herë luan, ai është produktiv. Ivani ndoshta nuk është spektakolar, por është shumë i qëndrueshëm me performancat e tij.
“Ne duam të mbarojmë Champions Leaguen dhe më pas të rikthehemi te bisedat me Interin. Trajneri beson te lojtari”, tha drejtuesi i lartë i bavarezëve në një komunikim të tij me Bild.
Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...