Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic është ende në bisedime për një rikthim te Bayern Munich, edhe pasi ata transferuan Philippe Coutinhon nga Barcelona.
Bianconerët duan të largojnë nga skuadra e tyre Paulo Dybalan, i cili refuzojë lëvizjet te Manchester United dhe Tottenham Hotspur, ndërsa Gonzalo Higuain tani duket se është jashtë listës së dëshirave të Romës.
Lojtari më lehtë i largueshëm është kroati Mandzukic, i cili është i lidhur me një rikthim te Bayern Munichu.
Sipas gazetës Bild, Bavarezët po vazhdojnë negociatat për sulmuesin 33-vjeçar kroat, i cili tashmë ka luajtur me klubin e tyre nga 2012 deri më 2014.
Ai do të ishte në dispozicion për 10-15 milionë euro dhe Bayerni duhet të krijojë hapësirë për të edhe pse ata tashmë e kanë siguruar Coutinhon nga Barcelona, në huazim me mundësi blerje.
“Nuk mund të flas për një lojtar të Juventusit”.
“Mandzukic është sigurisht shoku im, pasi kemi luajtur së bashku në Ëolfsburg, por nuk mund të them më shumë se kaq”, ka thënë drejtori i Bayernit dhe ish-lojtari i Juves, Hasan Salihamidzic.
Një muaj parabugim për katër serbët e dyshuar për krime luft...
Akti i dytë gjysmëfinal mes Barçës dhe Atleticos – pub...
Identifikohen mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit nga Gjakov...
Vulin: Serbia të veprojë në Kosovë sikur Izraeli kundër Mosa...
Mbyllet edhe ambasada e ShBA-së në Liban
“I kam thënë të qëndrojë larg peshave” – Trajner...