Klubi anglez, Liverpooli përballet me një betejë për të mbajtur mesfushorin Fabinho këtë verë.
Ekspertët e mediumit RMC po raportojnë se Fabinho është një objektiv i PSG-së dhe Bayern Munichut, të cilët janë të interesuar për brazilianin.
“Skuadrat e mëdha si City, Barcelona, Liverpool dhe të gjitha ato kanë mesfushorë mbrojtës të jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht ekspertit gjerman Paolo Breitner.
“A është Kimmich në Bayern Munich një numër gjashtë i jashtëzakonshëm? Taktikisht, ne po i bëjmë vetes pyetjen”.
“Ëndrra e Bayern Munichut për verën e ardhshme është të ketë Fabinhon sepse ai është djalë, që ne e dimë se çfarë po bën, nuk i kërkojmë të bëjë asgjë tjetër, por ai e bën atë që bën shumë mirë”.
Konstatimeve të Breitner iu përgjigj Daniel Riolo, i cili mendon se Paris Saint-Germain është favorit.
“Oh jo, është PSG në krye, për një herë ata mund të kenë një lojtar të mirë në qendër!”, shtoi ekspertit Riolo. /Telegrafi/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...