Bayern Munich-u me rezultat shumë të ngushtë ka mposhtur Hertha Berlin-in me rezultat të ngushtë 4 – 3.
Ishte ylli i skuadrës, Robert Lewandowski që në minutën e 40-të ndryshoi shifrat, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Ishte përsëri polaku që në minutën e 51-të dyfishoi shifrat pas asistimit së 20-vjeçarit Richards.
Mysafirët befasuan të gjithë duke barazuar shifrat, ishte Cordoba që në minutën e 60-të ngushtoi rezultatin, kurse pas 11 minutave Cunha barazoi gjithçka.

Lewandowski përsëri ktheu epërsinë në minutën e 85-të duke kompletuar hat-trickun, por pas tre minutave Ngankam realizoi gol të bukur duke barazuar shifrat, derisa pritej që të mbyllej ndeshja me këtë rezultat, në skenë përsëri u shfaq polaku që i siguroi fitoren skuadrës vendase (90+5).
Pas kësaj ndeshje, Bayern-i renditët në pozitën e katër me gjashtë pikë, kurse Hertha në të 13-tën me tri pikë./arbresh.info.
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve
Maran: Ëndrra juaj dhe e imja është të shkojmë në Botëror, n...
Hamza: Kosova po humb të rinjtë nga krizat politike, qytetar...
Vdes i riu që ishte aksidentuar para 11 ditësh në Smrekonicë...
Shkurte Fejza takon Bill Clintonin në SHBA: Moment falënderi...
Duka: Vendimi për ndryshimin e trajnerit erdhi pas ndeshjes ...