Bayern Munich ka arritur fitore të thellë në udhëtim tek Atalanta me rezultat 1-6 në kuadër të fazës së 1/8-tës së finales në Ligën e Kampionëve.
Stanisic e nisi serinë e golave në minutën e 12-të. Dhjetë minuta më vonë Olise realizoi edhe golin e dytë për bavarezët, shkruan Arbresh.info.
Serge Gnabry realizoi golin e tretë për Bayernin në minutën e 25-të. Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Shtatë minuta pas nisjes së etapës së dytë, Jackson realizoi edhe golin e katërt.
Pavarësisht rezultatit Bayern nuk u ndal dhe shënoi edhe golin e pestë, ku realizator ishte Olise në minutën e 64-të.
Tre minuta më vonë, Jamal Musiala shënoi edhe golin e gjashtë. Ndërkohë krejt në fund Pasalic e shënoi golin e nderit për Atalantan dhe e vulosi rezultatin e ndeshjes 1-6.
Me këtë fitore, Bayerni i hap rrugën vetes për çerekfinale, derisa ndeshjen e kthimit luhet në ‘Allianz Arena’ të mërkurën e ardhshme./Arbresh.info
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...