Bayer Leverkusen është afër transferimit të sulmuesit së Romës, Patrik Schick, i cili është kërkuar edhe nga RB Leipzig-ut, Fiorentina-n dhe Torino-s.
Sulmuesi ka impresionuar këtë sezon huazim te RB Leipzig, por klubi gjerman nuk e ka aktivizuar mundësinë e blerjes për 29 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Ata provuan të negociojnë, derisa ka interesim edhe nga Seria A, prej klubeve si Fiorentina dhe Torino.

Sipas Tuttomercatoweb, Bayer Leverkusen do ofrojë 30 milionë euro plus bonuset.
Kjo ofertë do jetë e mjaftueshme për ta bindur Romën, e cila nuk e do lojtarin në skuadër.
Bayer Leverkusen do fitojë rreth 100 milionë euro nga shitje e Havertz te Chelsea dhe synon ta zëvendësojë me Schick./arbresh.info.
DW: Konferenca për Hormuzin në Paris, një shenjë uniteti!
Locatelli mbetet gjatë te Juventusi
Përse Veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elit...
“Kosova në BE, perspektivë e besueshme”, thotë ministri belg...
Lajmi për hapjen e Hormuzit s’i ul çmimet e naftës në Kosovë...
Ia drejtori armën një personi, arrestohet i dyshuari në Pris...