Llapi sonte luan ndeshjen e kthimit ndaj Brondbyt të Danimarkës.
Ndeshja e parë përfundoi 6-0 në të mirë të danezëve, shkruan Arbresh.info.
Para ndeshjes trajner i Llapit, Tahir Batatina përmes një postimi ka shkruar se skuadra e tij nuk dorëzohet dhe pret mbështetje nga qytetarët e Podujevës dhe tifozët ‘Legjendat’.
“Kam përjetuar shumë rënie, por asnjëherë nuk jam dorëzuar dhe gjithmonë jam ngjitur si lider. Tek ne dhe skuadra jonë nuk ekziston asnjëherë dorëzimi. Pavarësisht kundërshtarit, luftën do ta bëjmë me nder dhe krenari për qytetarët e Kosovës, qytetarët e Llapit dhe për “Legjendat”. Sot dua mbështetje që të dëshmojmë se jemi qyteti i futbollit dhe i shumë Legjendave që sot nuk janë mes nesh”, ka shkruar Batatina.
Ndeshja luhet me fillim nga ora 17:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë./Arbresh.info
Moti sot me diell në Shqipëri
27-vjet nga rënia e komandant Mujë Krasniqi e 41 dëshmorëve
Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, dy të v...
KQZ sot fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me postë
Sot mban mot i vranët dhe intervale me diell
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?