Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është ndarë shumë i kënaqur me fitoren e arritur përballë Prishtinës, por jo edhe me gjykimin në këtë duel. Ai mbeti i pakënaqur me referimin e gjyqtarit Valbon Hoxha.
Gjyqtari Hoxha ia anuloi një gol skuadrës së Llapit në pjesën e parë.
“Dua ta falënderoj skuadrën e Ulpianës fillimisht për pritjen vëllazërore pasi na la ta zhvillojmë ndeshjen këtu. Tani do të kthehemi në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.
Kjo ka qenë një ndeshje ku treguam gjithçka si skuadër, dominuam në tërësi, në çdo aspekt. Do ishte dashur që rezultati të jetë 3:0 pasi na u anulua një gol që as vet gjyqtarët nuk e dinë pse është anuluar goli.
Njerëzit në FFK duhet ta mendojnë mirë këtë sepse mund t’ua humbin djersën atyre që fitojnë. Arbitri nuk ka qenë në nivelin e duhur, le t’i shohë vetë gabimet ku i ka bërë”, ka thënë fillimisht pas ndeshjes Batatina.
“Kampionë janë këta djem, me angazhim e luftë të pakompromis. Për taktikë nuk kam çfarë të flas. Të gjithë trajnerët e dinë se kur lëshohem në ofensivë, problem është të më ndalin”, përfundoi Batatina.
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...