Tahir Batatina ka folur për sezonin e ri në faqen zyrtare të klubit ku ka treguar për objektivat e klubit pas një sezoni dëshpërues.
Sezonin që lamë pas Llapi i shpëtoi Superligës falë fitores në ndeshjen e barazhit ndaj Vushtrrisë, shkruan Arbresh.info.
Gjithashtu ishin edhe në finale të Kupës mirëpo u mposhtën nga Prishtina.
Këtë sezon Batatina thotë se skuadra e tij do luftojë për çdo trofe të mundshëm.
“Objektivi ynë është të luftojmë për çdo trofe dhe të paraqitemi denjësisht në secilën ndeshje. Tifozët tanë “Legjendat” por edhe qyteti i Podujevës meritojnë më të mirën dhe do mundohemi që bashkarisht të punojmë për suksesin”, tha ai.
Tutje foli edhe për grupin e ri të Llapit dhe transferimet deri në këtë pikë ku kanë shkuar.
“Jam shumë i kënaqur me rikthimin në punë dhe me energjinë që e pashë në ekip. Grupi është shumë i mirë dhe transferet e reja do na ndihmojnë jashtëzakonisht shumë në edicionin e ri. Çdo fillim sjell freski dhe motiv të ri, por këtë herë është diçka më tepër sepse para vetës kemi përgjegjësi dhe synim të madh. Po punojmë me përkushtim maksimal që të krijojmë një grup të fortë dhe të disiplinuar taktikisht”, shtoi Batatina.
I pari i Llapit foli edhe për përgatitjet që kanë filluar ditën e djeshme.
“Është shumë e rëndësishme që përgatitjet të shfrytëzohen në mënyrën më të mirë të mundshme, andaj kemi planifikuar një fazë intensive për të ngritur nivelin fizik, teknik dhe psikologjik të skuadrës”, u shpreh Tahir Batatina.
Llapi këtë merkato e ka nisur fuqishëm ku ka pasur shumë afrime dhe largime në skaudër./Arbresh.info
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...