Inter e pret nesër Barcelonën në sfidën e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja luhet në “Giueseppe Meazza”, me fillim nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.
Një ditë para kësaj ndeshje të madhe për zikaltrit, krah me trajnerin Simone Inzaghi, në konferencë për media ka dal edhe mbrojtësi, Alessandro Bastoni.
Sa i përket ndeshjes Bastoni tha se do të japin gjithçka nga vetja për të siguruar finalen e Munichut.
“Ne do të japim 200 për qind, e dimë se kjo nuk ndodh çdo vit. Me zi po presim që të vijë dita e nesërme”.
“Ne kemi shikuar shumë video, por të luash ndaj tyre është krejtësisht ndryshe. Ne do të mësojmë nga ndeshja e parë. Kemi bërë disa pasime të këqija që kanë mundur të krijojnë raste për gol”, tha ai.
Më tej ai është pyetur nga gazetarët edhe për fenomenin e Barcelonës, Lamine Yamal me të cilin është përballur edhe në kuadër të Euro 2024.
“Jam përballur me të në Kampionatin Evropian ndaj Spanjës dhe ai nuk ishte në këtë nivel ende. Isha i impresionuar se sa shumë është përmirësuar ai”.
“Lamine Yamal? Ai është lojtari më i mirë që kam përballur ndonjëherë. U mahnita nga niveli që ka arritur dhe për shkak të aftësisë së tij për të krijuar raste, ai është më i miri”, u shpreh Bastoni.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në Spanjë u mbyll 3-3 dhe gjithçka është e hapur në këtë sfidë./Arbresh.info
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...