Policia franceze ka bastisur akademinë e Paris Saint Germain të enjten pas kërkesës nga organet dhe trupi përgjigjes për mbledhjen e taksave.
Një person i afërt me rastin, i cili nuk është i autorizuar të flas publikisht për të çështje, ka zbuluar që zyrtarë policor kanë kontrolluar objektin për rreth një orë, transmeton portali arbresh.info. Bazuar në këtë burim, hetimi ka si shënjestër disa firma kontraktuese në lidhje me gjigantin në Liga 1.
URSSAF, agjencia për mbledhjen dhe shpërndarjen e kontributeve të sigurimit social, nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës për komentim të këtij rasti.
Në një ngjarje tjetër që ndodhi muajin e kaluar, policia hetoi disa raste të dyshuara për mashtrim tatimor në lidhje me industrinë e futbollit duke bastisur selinë e PSG-së dhe shtëpitë e lojtarëve si Angel Di Maria dhe Javier Pastore.
Zyra e financiare e Prokurorisë Kombëtare lansoi një hetim gjatë muajit dhjetor pasi ‘Football Leaks’ raportoi disa detaje rreth aranzhimeve tatimore nga lojtarët, trajnerët dhe klubet e mëdha./arbresh.info
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...
Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i AAK-së në Prishtinë
Atentat në Sarandë, pronari i një karburanti goditet me plum...
Kënga “Dai Dai” nga Shakira bëhet himni zyrtar i Kupës së Bo...
Limaj shprehet i gatshëm t’i bashkohet PDK-së për zgjedhjet ...
Pak orë para mbylljes së afatit, KQZ konfirmon dy koalicione