Bashkimi është afër të kompletoj skuadrën për edicionin e ri 2025/26.
Prizrenasit gjatë paradites së sotme e kanë zyrtarizuar transferimin e tretë të huaj, shkruan Arbresh.info.
Bëhet fjalë për De’Quon Lake, i cili luan në pozitën e qendrës (5), dhe është i gjatë 208 cm.
Lake ka përvojë të pasur ndërkombëtare, ku karrierën e ka nisur tek Falco Szombathely në Hungari. Aty fitoi Kupën dhe Kampionatin, duke u aktivizuar edhe në Basketball Champions League.
Në sezonin e fundit 2024/25 me Paks, shënoi mesatarisht 9.2 pikë dhe 7.1 kërcime për ndeshje, me 69.1% saktësi në gjuajtje.
Gjithashtu ka luajtur edhe për Tsmoki-Minsk, Oklahoma City Blue (G-League), Humacao, Czarni Slupsk, SZTE Szeged dhe së fundmi Atomeromu Paks.
Ky është përforcimi i tretë i huaj i Bashkimit pas Kyan Anderson dhe Jeremiah Bailey./Arbresh.info
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...
“Ma nxori zemrën nga vendi“, fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përd...
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...