KB Bashkimi sonte do të shkruaj historinë e klubit ku do të nis kualifikimin për në FIBA Europe Cup.
Një ëndërr e kahmotshme e klubit prizrenas dhe gjithë qytetit antik të Kosovës realizohet sonte në palestrën ‘Sezai Surroi’, ku Bashkimi është nikoqir i polakëve të Anwil Wlochlawek, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja e parë luhet sonte me fillim nga ora 19:00, teksa sfida e kthimit zhvillohet në Poloni me 1 tetor.
Anwil Włocłaëek është një nga emrat më të mëdhenj të basketbollit polak. I themeluar në vitin 1990, ekipi ka fituar tre tituj kampion në Poloni, katër Kupa të Polonisë, tre Superkupa, dhe ndër të tjera ka fituar edhe FIBA Europe Cup në vitin 2023, duke hyrë në histori si klubi i parë polak që fiton një trofe ndërkombëtar.
Për Bashkimin, kjo është një mundësi historike për të treguar nivelin e basketbollit kosovar përballë një rivali me reputacion evropian. Për Anwilin, kualifikimi në fazën e grupeve është një detyrë minimale, ndërsa për Bashkimin, një fitore do të ishte një nga sukseset më të mëdha të klubeve kosovare në arenën ndërkombëtare./Arbresh.info
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...